Novak Djokoviç mbetet “peng” në Melburn, nuk i lejohet hyrja në Australi

Novak Djokoviç mbetet “peng” në Melburn, nuk i lejohet

Rasti Djokoviç dhe trajtimi i tij i veçantë nga autoritetet australiane ka shkaktuar zhurmë të madhe.

Numri 1 në botë, dihet që është i pavaksinuar dhe ka thënë që kurrë nuk do të zbulojë nëse e ka marrë apo jo vaksinën dhe dje arriti të nisej për në Australim pasi mori një çertifikatë përjashtimi mjekësor.

Ky vendim “rebeloi” qytetarët e Australisë dhe jo vetëm teksa menjëherë kryeministri Australian Scott Morrison reagoi duke ndezur edhe më shumë situatën.

"Ne jemi në pritje të prezantimit të provave që ofron sportisti për të mbështetur rastin përjashtues. Nëse ato prova janë të pamjaftueshme, ai nuk do të trajtoheni ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe do të jetë në aeroplanin tjetër me drejtimin në shtëpi. Nuk duhet të ketë rregulla të veçanta për Novak Djokoviç, aspak".

Në fakt, Djokoviç ende nuk ka hyrë në Australi sepse me të zbritur në Melburn të mërkurën mbrëma me orën lokale, qeveria e Viktorias ia ka refuzuar hyrjen për shkak të një gabimi në vizë, dhe më konkretisht. me deklaratën e udhëtimit të paraqitur nga numri 1 në tenis pas mbërritjes, siç raporton gazeta australiane The Age.

Tani Novak Djokoviç pret në Melburn, në portat e aeroportit, për të mësuar nëse mund të luajë Australian Open ose nëse, përkundrazi, do t'i duhet të marrë një aeroplan për në shtëpi./Ora News/.

EMISIONET