"Një vallëzim tjetër", Toni Kroos vendos të luajë sërish futboll

"Një vallëzim tjetër", Toni Kroos vendos të

Karriera profesionale mund të ketë përfunduar, por Toni Kroos do të rikthehet të luajë futboll.

Ish-reprezentuesi gjerman do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të ‘Icon League’, një ligë e futbollit në fusha të vogla, e themeluar nga ish-lojtari i Real Madridit dhe ‘streameri’ Elias Nerlich.

Sezoni i dytë fillon më 10 mars dhe Kroos është një nga ‘yjet’ që do të marrë pjesë.

‘Icon League’ e konfirmoi lajmin në Instagram me një fotografi të Kroos dhe mbishkrimin: "Një vallëzim tjetër."

Sezoni i ri i ‘Icon League’ do të ketë sërish emra të njohur, të cilët do të drejtojnë ekipet si kapitenë.

Ndër ta përfshihen Robert Andrich dhe Antonio Rüdiger, ish-‘yjet’ e Bayernit Franck Ribéry dhe David Alaba, ‘ylli’ i hokejit në akull, Leon Draisaitl, dhe komentatori Ëolff Fuss.

Gjithashtu, Felix Kroos, vëllai i Toni Kroos, do të jetë pjesë e turneut.

Në vitin e tij të fundit si futbollist profesionist, Toni Kroos pati një sezon të paharrueshëm.

Ai fitoi La Liga-n dhe Superkupën e Spanjës me Real Madridin, si dhe ngriti për herë të gjashtë në karrierë UEFA Champions League – pesë herë me Real Madridin dhe një herë me Bayern Munich.

Mesfushori gjerman festoi gjithashtu rikthimin e tij në kombëtaren gjermane, por karriera e tij përfundoi në mënyrë të hidhur me eliminimin në çerekfinalet e Euro 2024, i cili u zhvillua në Gjermani, pas humbjes 2-1 ndaj Spanjës në kohën shtesë.

EMISIONET