Një kroat për Partizanin/ Të kuqtë nuk mendojnë për trajner shqiptar
Partizani nuk ka kohë për të humbur dhe emri i trajnerit është emergjenca më e madhe e momentit në kampin e kuq ku objektivi është një tjetër emër i huaj.
Kampionët nuk kanë konsideruar asnjë alternativë vendase dhe objektivi është drejtuar nga një trajner ballkanas. Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e stolit të Sheriff Tiraspol, por edhe Osijek e disa skuadrave të tjera më modeste, Zoran Zekiç.
Ai është një njohje e vjetër për Partizanin pasi e eleminoi skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2019-2020 të UEFA Champions League në raundin e parë. Eksperienca e tij e fundit është regjistruar te Slaven Belupo ku u largua në fund të këtij sezoni.
