NBA, Denver shkatërron Miami Heats, Jokic spektakolar në sfidën e tretë të finales

NBA, Denver shkatërron Miami Heats, Jokic spektakolar në sfidën e

Denver Nuggets i kundëërgjiget Miami Heats me një paraqitje spektakolare në ndeshjen e tretë të finales së NBA, duke rimarrë sërish avantazhin 2-1 pas disfatës së papritur në ndeshjen e dytë.

Seria e përballjeve është zhvendosur në Florida ku skuadra nga Colorado triumfoi 109-94 e tërhequr nga dyshja Jokic-Murray.

Ndeshje vërtet e çmendur për shtatlartin serb dhe basketbollistin kanadez të cilët bëhen të parët basketbollistë në historinë e NBA që brenda një skuadre shënojnë “triple double” në një ndeshje duke kaluar kuotën e 30 pikëve.

Shtatlarti ballkanas e mbylli mbrëmjen me 32 pikë, 21 ribaunde dhe 10 asiste ndërsa Murray me 34 pikë dhe 10 topa në tabelë e asiste.

EMISIONET