Neymar ende i trishtuar: Eliminimi, një leksion që të rritemi

Neymar ende i trishtuar: Eliminimi, një leksion që të rritemi

Sulmuesi brazilian ka shprehur sot të gjithë trishtimin dhe gjendjen e tij pas eliminimit në gjysmëfinalen e Champions League, që duket se nuk do të harrohet lehtësisht nga lojtari. Në një mesazh të gjatë në profiling e tij në Instagram, Neymar shpjegon si ndihet aktualisht por nuk mungojnë edhe fjalët motivuese për skuadrën dhe paraqitjen.

“Një ndjenjë e vështirë për t’u përshkruar, unë jam akoma shumë i trishtuar për humbjen tonë, por krenar për angazhimin e të gjithë ekipit, ne dhamë më të mirën tonë. Fatkeqësisht, më e mira jonë nuk ishte e mjaftueshme, por është një leksion që duhet të mësohet për t’u rritur. Dhe të ulim kokën? Vetëm të lutemi dhe të them faleminderit, pavarësisht rrethanave”.

Neymar ende i trishtuar: Eliminimi, një leksion që të rritemi

Ky ishte reagimi i parë pas 2 ditësh heshtjeje nga braziliani i cili u kritikua shumë nga specialistët francezë dhe disa media vendase ku e quajtën egoist të madh dhe egocentrik ndërsa tani në lojë është edhe çështja e rinovimit  me PSG.

Flitet shumë për një rikthim të tij te Barcelona, si mënyra e vetme për të mbajtur Messin te katalanasit por njëkohësisht flitet edhe për transferimin e argjentinasit te PSG për të rikthyer sulmin e frikshëm me Neymar plus Mbappe.

 

EMISIONET