Myrta: Brazili i Ancelottit është "kockë e fortë", kam vite pa parë një skuadër kaq cinike

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, analisti Ermal Myrta ka vlerësuar ndryshimin rrënjësor të kombëtares së Brazilit, duke theksuar se nën drejtimin e Carlo Ancelottit, skuadra ka fituar një mentalitet luftarak dhe cinik që nuk fshihej prej vitesh.

"Brazili normalisht bëri hapa të gabuara një me një, por mendoj që këto dy ndeshjet e dyta u tregua me të vërtetë një Brazil i fortë. Jo një Brazil që e luan lojën shtrutas, por një Brazil i fortë dhe cinik.

Edhe ndeshjen me Skocinë mendoj që e zgjidhi shumë shpejt rezultatin.

Do jetë kockë e fortë dhe ka futur një mentalitet trajneri. Nuk është një Brazil që luan, e thashë edhe më parë, që nuk luan topin, por është një Brazil i fortë.

E pamë edhe dje që luftonte për topin e parë, merrte topin e parë, sulm shpejt. Nuk e kemi parë, unë kam vite që nuk e shoh një Brazil të tillë në këtë lloj forme. Është mentaliteti i trajnerit Ancelotti që, që mendoj por, mendoj që Brazili do jetë një kockë e fortë", u shpreh Myrta.

EMISIONET