Helmimi i studentëve të sigurisë, Tomorri: Kjo po bëhet qesharake! AKU thotë se unë nuk e bllokoj kompaninë “Sori -Al”, se ...

Ushqimet katering të kompanisë “Sori -Al”, dyshohet se kanë hemluar sërish brenda 2 muajsh studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

Gazetarët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shprehën se AKU e çliroi aktivitetin e kompanisë “Sori -Al”, pas helmimit të parë të studentëve në maj, ndërsa policia nuk ka bërë asnjë veprim ndaj personave të dyshuar, ndryshe nga hera e kaluar kur shpalli në kërkim administratoren e kompanisë.

Pjesë nga biseda  

Ola Xama: Aktiviteti i bllokuar dhe pas një riinspektimi u çlirua. Ngjarja e parë ndodhi më 7 maj kur u helmuan studentët me makarona që ishin infektuar me stafilokok dhe isheria koli. Pas rezultateve AKU bëri bllokimin e Sori-Al dhe një gjobë 1.5 milionë lekë.

AKU tha se bëri inspektim dhe u tha se kushtet higjenike janë brenda standardeve.

Prokuroria thotë se si ka patur dy qëndrime të ndryshme brenda kësja kohe.

Dhe Kompania Sori-al rrezokoi sërish shëndetin e studentëve.

Policia nuk ka asnjë masë sigurie apo kërkesë për t’u paraqitur para autoriteteve. Ndërsa herën e parë shpallën në kërkim administratoren.

Artan Hoxha: Studentët marrin 180 mijë deri 400 mijë lekë dhe i kanë buxhetet shumë të limituara. Pas helmimit të radhës së kaluar u pa që t’i jepnin shërbimin një kompanie tjetër, por nuk gjetën zgjidhje.

Policia e Shtetit djhe komisariatet kishin kuzhinat e veta dhe hanin ushqime të prodhuara vetë.

Kjo kompani prodhon 1000 paketa. Aty ka makarona, pilaf, fasule, kos etj.

Policia e Shtetit nuk duhet ta kalojë këtë rast, por duhet ta zgjidhë këtë problem. Mbrëmë 29 kadetë, sot 31 të tjerë janë helmuar.

Klodian Tomorri: AKU thotë se unë nuk e bllokoj kompaninë. Se ligji më thotë unë e pezulloj, por jam i detyruar t’ia hap rrugën prapë. Kjo po bëhet qesharake.

EMISIONET