Helmimi i studentëve të sigurisë, Hoxha: Policia nuk duhet ta kalojë edhe këtë rast, por ta zgjidhë këtë problem
Ushqimet katering të kompanisë “Sori -Al”, dyshohet se kanë hemluar sërish brenda 2 muajsh studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë.
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Policia e Shtetit nuk duhet ta kalojë këtë rast, por duhet ta zgjidhë këtë problem.
Artan Hoxha: Studentët marrin 180 mijë deri 400 mijë lekë dhe i kanë buxhetet shumë të limituara. Pas helmimit të radhës së kaluar u pa që t’i jepnin shërbimin një kompanie tjetër, por nuk gjetën zgjidhje.
Policia e Shtetit dhe komisariatet kishin kuzhinat e veta dhe hanin ushqime të prodhuara vetë. Kjo kompani prodhon 1000 paketa. Aty ka makarona, pilaf, fasule, kos etj.
Policia e Shtetit nuk duhet ta kalojë këtë rast, por duhet ta zgjidhë këtë problem. Mbrëmë 29 kadetë, sot 31 të tjerë janë helmuar.

