FOTO+VIDEO/ HISTORIKE: Shqipëria mund Andorrën, Asllani na siguron "Play Off"-in e Kupës së Botës 2026

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore historike ndaj Andorrës, duke vulosur matematikisht kualifikimin në Play Off-in e Kupës së Botës, falë edhe triumfit 2-0 të Anglisë ndaj Serbisë.

Ndeshja, e dominuar nga skuadra kuqezi, nisi me presion të vazhdueshëm, ndërsa rastet e para serioze erdhën në minutat e fundit të pjesës së parë. Në minutën e fundit të pjesës së parë Berat Gjimshiti goditi traversën me kokë, ndërsa pak sekonda më vonë Manaj provoi sërish, por topi shkoi mbi kuadrat.

Në pjesën e dytë, Shqipëria shtoi ritmin dhe rrezikoi me Asllanin në minutën 51′, por tentativa e tij u ndal nga portieri Ruiz. Trajneri bëri ndryshime vendimtare në minutën 59′, teksa në vend të Brojës dhe Laçit u aktivizuan Uzuni dhe Bajrami, të cilët ndryshuan menjëherë dinamiken e lojës.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën 67′. Bajrami shpiku një pasim të shkëlqyer për Uzunin, i cili hyri në zonë dhe asistoi saktësisht për Kristjan Asllanin, me mesfushorin kuqezi që nuk gaboi nga brenda zonës, duke çuar rezultatin në 0-1 dhe duke shpërthyer festën shqiptare.

Në minutat që mbetën, kuqezinjtë administruan rezultatin dhe siguruan një fitore të merituar, ndërsa lajmi i mirë erdhi edhe nga ndeshja tjetër e grupit: Anglia mposhti Serbinë 2-0 , duke e konfirmuar Shqipërinë në fazën Play Off të Kupës së Botës.

Shqipëria ka edhe një ndeshje me Anglinë, e cila me shumë se si miqësore sepse nuk ndryshon aspak renditjen e Shqipërisë, sido të dalë rezultati, sepse jemi katër pikë para Serbisë, e cila ka ndeshjen e fundit me Letoninë, por edhe nëse e fiton, prapë vetëm tre pikë merr!

FOTO+VIDEO/ HISTORIKE: Shqipëria mund Andorrën, Asllani na siguron

REAGIMET PAS NDESHJES

"Urime dhe suksese për Kombëtaren!", u shpreh Presidenti Bajram Begaj pas ndeshjes.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ne rrjetet sociale për këtë arritje historike të Kombëtares.

"Ec atyyyy shqipeeeeee❤️????
FOOORCAAA SHQIPËRIAAAAA????????❤️
Krenarë për kuqezinjtë", shkruan Rama, duk i bashkëngjitur dhe videon e golit të vetëm të ndeshjes të realizuar nga Asllani.

NDESHJA MINUTË PAS MINUTE

ANDORRA-SHQIPËRI 0-1

FOTO+VIDEO/ HISTORIKE: Shqipëria mund Andorrën, Asllani na siguron

1′ Starton ndeshja

4’- Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Del portieri, por ndalet në momentin e fundit. Mungojnë ende rastet e rrezikshme.

12’- Shqipëria jep të tjera sinjale. Manaj merr një top në zonë, rrotullohet shumë mirë, por tentativa ndalet nga mbrojtësi i Andorrës.

17’- Asllani lëshon një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi portë.

FOTO+VIDEO/ HISTORIKE: Shqipëria mund Andorrën, Asllani na siguron

45’  – Gjimshiti i afrohet shumë golit. Kapiteni godet mjaft mirë me kokë, por fati nuk është me të, pasi topi përplaset në traversë.

46′ – Styarton pjesa e dytë

52′ – Asllani lëshon një gjuajtje të fortë, e cila grushtohet nga portieri.

68’-  GOOOL Më në fund vjen goli nga Kombëtarja jonë. Kristjan Asllani shënon super gol me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Pamje nga atmosfera në stadium


ANGLI-SERBI 2-0

28′ - Realizon Saka


Formacionet Zyrtare:

FOTO+VIDEO/ HISTORIKE: Shqipëria mund Andorrën, Asllani na siguron

EMISIONET