Kikia: Ndryshoi strategjia e maxhorancës, beteja me protestën u zhvendos nga sheshi te algoritmet online

Në një intervistë për “Ora News”, analisti Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me protestat dhe qasjen e qeverisë, duke theksuar se debati politik është zhvendosur gjithnjë e më shumë në hapësirën online.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama, gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar, ka shprehur shqetësim për ndikimin e protestave dhe mënyrën se si ato po shpërndahen në rrjetet sociale. Kikia thekson se në vend që të trajtohet përmbajtja e kërkesave të protestuesve, vëmendja është zhvendosur te “algoritmi” dhe mekanizmat e shpërndarjes së mesazheve në internet.
Ai shton se pas këtij momenti është vënë re një rritje e aktivitetit të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të mazhorancës në rrjetet sociale, të cilët po publikojnë më shumë informacion për të kundërshtuar narrativën e protestave.
Kikia e përshkruan këtë si një “luftë online” ku përplasja politike nuk zhvillohet më vetëm në terren fizik, por kryesisht në rrjete sociale, përmes postimeve dhe ndikimit në opinionin publik.
Në vijim, ai thekson se ka ndryshuar edhe mënyra e etiketimit të protestave, duke kaluar nga teori për “skenarë të huaj” në akuza për financim dhe ndikim ideologjik nga qarqe të jashtme.
Në përfundim, Kikia vlerëson se kjo qasje tregon një zhvendosje të strategjisë politike drejt kontrollit të perceptimit publik në hapësirën dixhitale.
Mentor Kikia: Është vënë re javës së kaluar kur zoti Rama mblodhi grupin parlamentar dhe mbajti atë fjalimin e gjatë duke ekspozuar për herë të parë faktin që protesta kishte mbërritur si një shqetësim i madh në selinë e qeverisë dhe në selinë e partisë që ka mazhorancën në parlament.
Ajo që bëri dallimin e madh ishte fakti që qeveria nuk tentoi të merret me thelbin apo me përmbajtjen e asaj çfarë kërkon apo për çfarë protestojnë qytetarët, por adresoi instrumentin apo mekanizmat që kanë ndikuar në përhapjen e mesazheve duke shpikur apo duke targetuar atë që ai e quajti algoritmi, pra një qasje rrjetesh sociale ndaj postimeve që bëjnë qytetarët në llogaritë e tyre.
Këtë ditë, ku zoti Rama caktësisht u kërkoi vartësve të tij, duke filluar nga ministrat, deputetët dhe pastaj hierarkia tjetër poshtë tyre, të jenë shumë më aktivë për t'iu kundërvënë protestës me publikime që sipas tij të përfshijnë informacionin e vërtetë, për t'u thënë qytetarëve se çfarë është bërë në Shqipëri. Dhe në këtë rast pamë që nga e hëna e këtej ka filluar një, le të themi, intensifikim i luftës online. Protesta nuk zhvillohet më mes protestuesve dhe policisë, e cila të përdori, siç në rastin e protestave të Partisë Demokratike më herët, jo makinat me ujë, e jo gazin lotsjellës, e jo mjete të tjera, por është duke u zhvilluar tashmë me postime. Kush të godasë palën tjetër. Folësi 2: Po, kush të marrë vëmendjen dhe dukshmërinë në rrjetet sociale
Ajo që tash bëri ndryshimi i strategjisë nuk ishte përpjekja për ta quajtur protestën një manipulim, për ta quajtur siç ishte thënë deri në atë momente, jo skenar grek, skenar iranian, pastaj skenar serb, jo po kosovarë, shqiptarë të Maqedonisë, jo pjesë e luftës së madhe të politikës ndërkombëtare kundër presidentit Trump.
Ajo që ndryshoi ishte fokusimi i akuzave apo i përpjekjes për të krijuar perceptimin se protesta është një sponsorizim financi ar por mbi të gjitha ideologjik i qarqeve iraniane dhe këtu pastaj u gjetën simbole, jo një protestues që ka shfaqur në komunikimin e tij publik.

