Manchester City turpëron me “poker” Liverpoolin në FA Cup

Manchester City turpëron me “poker” Liverpoolin në FA Cup

Në “Etihad Stadium”, Manchester City dhuroi një ndeshje fantastike duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Liverpoolin, duke prerë biletën për në gjysmëfinalen e FA Cup.

Protagonisti absolut i sfidës ishte Erling Haaland, i cili hapi serinë e golave në minutën e 39-të nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi norvegjez nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë dyfishoi shifrat, pas një asistimi nga Antoine Semenyo.

Në pjesën e dytë, City vazhdoi dominimin total. Ishte pikërisht Antoine Semenyo që shënoi golin e tretë në minutën e 50-të, pas një aksioni të ndërtuar bukur dhe asistit të Rayan Cherki. Vetëm shtatë minuta më vonë, Haaland kompletoi paraqitjen e tij të jashtëzakonshme duke realizuar golin e katërt dhe personalin e tretë, këtë herë pas një asistimi nga O’Reilly.

Nga ana tjetër, Mohamed Salah pati mundësinë të ngushtonte diferencën për Liverpoolin në minutën e 64-të, por penalltia e tij u prit nga portieri i Cityt, duke vulosur një mbrëmje zhgënjyese për “The Reds”. Tifozët e braktisën skuadrën që pas 1 ore lojë.

EMISIONET