Manchester City në krizë të thellë, ky rekord negativ s’i kishte ndodhur Guardiolës në karrierë

Nuk ka asnjë mënyrë për të zbukuruar situatën: skuadra kampione e Anglisë, Manchester City, është zhytur në një krizë rezultatesh.
Këtë të shtunë, “Qytetarët” u mposhtën 2-1 nga Brighton, duke pësuar humbjen e katërt radhazi në të gjitha kompeticionit.
Deri më sot, 9 nëntor 2024, Pep Guardiola nuk ishte mundur asnjëherë katër herë radhazi në të gjithë karrierën e tij.
Maksimumi i disfatave rresht kishte shkuar tre dhe ka ndodhur në dy raste: një herë si trajner i Bayernit në fund të sezonit 2014/15 (ndaj Bayer Leverkusen 0-2 në Bundesliga, kundër Barcelonës 0-3 në Champions League dhe përballë Augsburgut 2-3 në Bundesliga).
Seria e errët do të ndërpritej me një triumf në “Allianz Arena” ndaj Barcelonës, 3-2, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, një fitore e pamjaftueshme për t'i çuar bavarezët në finale.
Hera e dytë që trajneri humbi tri ndeshje radhazi ishte në stolin e Manchester City-t, në vitin 2018: më 4 prill 2018, City humbi në Anfield nga Liverpool, 1-2, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Championsit.
Më pas, më 7 prill, humbën në shtëpi nga Manchester United 2-3, në xhiron e 32-të të Premier League.
Në fund, më 10 prill, sërish në shtëpi, ata u mundën sërish nga Liverpooli, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League, 1-2. Pep humbi dy herë përballë Jurgen Kloppit dhe, në mes, nga José Mourinho.
“Blutë Qiellorë” nuk kishin humbur katër ndeshje radhazi që nga viti 2006, kur ata drejtoheshin nga Stuart Pearce!

