Tentoi të g*diste dhe t’i merrte a*mën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore, arrestohet autori

Tentoi të g*diste dhe t’i merrte a*mën e shërbimit një

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me incidentin e sotëm në zonën pranë qendrës tregtare “Casa Italia”, ku një 38-vjeçar tentoi të godas më thikë një efektiv policie të Rrugores. Blutë sqarojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, ku 38-vjeçari Dorjan Kasa në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt efektivit mjetin prerës që kishte me vete, por efektivi ka reaguar menjëherë dhe e ka kapur nga duart.

38-vjeçari ka tentuar gjithashtu t’i marrë efektivit armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjeherë autori. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.

Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET