Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (05 - 06 Qershor 2026)

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Pjesa më e madhe e kontinentit do të ketë mot me diell dhe temperatura shumë të larta, veçanërisht në gadishullin Iberik, Ballkan dhe Italinë Jugore.

Ndërkohë, Europa Veriore, Britania dhe Europa Qendrore do të kenë mot me vranësira, reshje shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me mot të kthjellët, sidomos në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira.

Pasditja sjell vranësira pa reshje. Temperaturat do të luhaten nga 8°C deri në 33°C, era do të fryjë deri në 35 km/h dhe pritet dallgëzim 2 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, moti i qëndrueshëm dhe i nxehtë do të dominojë në pjesën më të madhe të kontinentit, në Ballkan, gadishullin Iberik dhe brigjet e Egjeut e Detit të Zi. Ndërkohë, Europa Lindore do të mbetet me reshje të dendura shiu.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, rikthimi i masave ajrore nga Afrika do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta. Temperaturat do të variojnë nga 9°C deri në 35°C, dhe në brigjet detare pritet dallgëzim i ulët.

EMISIONET