Maignan drejt rikuperimit për derbin ndaj Interit, ja situata te kuqezinjtë
Mike Maignan me shumë mundësi do të jetë gati për derbin. Portieri i Milanit u dëmtua në Champions duke shqetësuar të gjithë, por ekzaminimet e fundit mjekësore tregojnë se nuk bëhet fjalë për diçka serioze.
Trajneri i kuqezinjve, Fonseca do e grumbullojë për ndeshjen me Interin. Maignan është një element i rëndësishëm për skuadrën, teksa prej vitesh ka dhënë një kontribut të çmuar.
Në këtë sezon, 29-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje. Sa i takon situatës së lojtarëve të tjerë në prag të derbit, asnjë problem për Calabria, i cili do të jetë gjithashtu i gatshëm.