Lamine Yamal: Mendova se do ta fitoja Topin e Artë, ylli i Barcelonës rrëfen zhgënjimin!

Lamine Yamal: Mendova se do ta fitoja Topin e Artë,  ylli i Barcelonës

Sulmuesi i ri i FC Barcelona-s, Lamine Yamal, ka folur hapur për garën për “Topin e Artë” 2025, të cilin e fitoi Ousmane Dembélé.

Në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, talenti spanjoll pranoi se kishte menduar se do ta fitonte çmimin prestigjioz, por theksoi se përvoja e ka ndihmuar të piqet si futbollist dhe si person.

“Sinqerisht, atë ditë (në shtator 2025) mendova se do ta fitoja Topin e Artë. Por në fund ishte mirë që Dembélé e fitoi,” u shpreh Yamal.

Ai shtoi se vendi i dytë në renditje ishte një përvojë e rëndësishme për të, duke theksuar se ndoshta nuk ishte ende momenti i duhur për të fituar këtë trofe. “Më ndihmoi të rritesha personalisht. Ndoshta nuk ishte koha ime, sepse isha ende i ri dhe nuk do ta kuptoja plotësisht çfarë përfaqëson ai çmim,” tha ai.

Yamal zhvilloi një sezon të suksesshëm me Barcelonën, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

EMISIONET