FOTO+VIDEO/ Rishfaqet ish-ministri, Genc Ruli në GJKKO si dëshmitar në procesin “Partizani”. Ja kush do thirret tjetër
Ish-ministri Genc Ruli ka shkuar sot në GJKKO, ku do të dëshmojë në lidhje me procesin për dosjen “Partizani” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë privatizimit të “Partizanit”, asokohe Ruli ishte ministër i Ekonomisë.
Ndërkaq gazetari Edison Vatnikaj ka siguruar dhe listën e të gjithë dëshmitarëve që do të thirren në këtë proces.
DËSHMITARËT NË SEANCËN E 8 QERSHORIT
Ylli Pango- Ish-ministër i Sporteve
Violeta Shqevi- Ish-drejtoreshë në ministrinë e Sportit
Paro Laci- Ish presidenti i Partizanit
Genc Ruli- Ish ministër i Energjetikës
Tetis Lubonja- Përgjegjëse në sektorin juridik te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave
Altin Ceni- Specialist në sektorin juridik te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave

