Themelimi i Arkivit Qendror Shtetëror, 77 vjet më parë

Themelimi i Arkivit Qendror Shtetëror, 77 vjet më parë

8 qershori i vitit 1949 shënon një ngjarje të rëndësishme në historinë tonë, themelimin e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), institucioni i ruajtjes së kujtesës sonë kombëtare.

Arkivi i Shtetit u krijua përmes një Urdhërese të Kryeministrisë, më dt. 8 qershor 1949. Fillimisht, funksionoi pranë Institutit të Shkencave në Tiranë. Bashkë me urdhëresën e themelimit, u hartua dhe Rregullorja e Brendshme e Arkivit, duke shënuar fillimin e funksionimit të rrjetit arkivor kombëtar në Shqipëri, ligjërisht dhe praktikisht. Kjo pasi një ligj për krijimin e Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit ishte miratuar më 1932, por nuk u vu në zbatim.

Në vitin 1951, Arkivi Qendror Shtetëror kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa në vitin 1962, u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në varësi të Këshillit të Ministrave. Kjo drejtori ka në varësi 15 arkiva, ku përfshihet AQSH-ja, 12 arkiva shtetërore-vendore dhe 2 arkiva sistemi. Në ditët tona numërohen mbi 200 milionë dokumente që ruhen në këto arkiva varësie me kohështrirje që prej shekullit të 6-të. DPA pasurohet vit pas viti me mijëra dokumente të institucioneve shtetërore, qendrore dhe vendore si dhe me dhurime të personaliteteve të njohura të historisë kombëtare.

EMISIONET