BE uron rezultatin zgjedhor në Kosovë dhe apelon për unitet politik!

BE uron rezultatin zgjedhor në Kosovë dhe apelon për unitet

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke vlerësuar njëkohësisht edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një reagim në platformën “X”, Kos e cilësoi procesin zgjedhor si të qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt, duke theksuar rëndësinë e standardeve demokratike në vend.

Ajo theksoi se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian kërkon bashkëpunim politik dhe gjetjen e kompromiseve mes forcave politike për të siguruar stabilitet institucional.

“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, është shprehur ajo.

Komisionerja evropiane ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt, me qëllim forcimin e bashkëpunimit për integrimin evropian dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, Bashkimi Evropian mbetet i angazhuar fuqishëm në mbështetje të reformave dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit.

EMISIONET