Kupa e Botës/ Kompania e njohur franceze e bizhuterive do dizenjojë unazat e kampionëve

Kupa e Botës/ Kompania e njohur franceze e bizhuterive do dizenjojë

FIFA do t'u dhurojë të dielën lojtarëve fitues, pas finales midis Spanjës dhe Argjentinës (ora 21:00) të Kupës së Botës nga një unazë kampioni, e frymëzuar nga NBA. 

Pra, çfarë zgjedhjeje do të ishte më të mirë sesa kompania e bizhuterive e një ish-lojtari të NBA-së për të dizajnuar unazën e lakmuar?

Sipas burimeve nga Franca, marka e bizhuterive ‘Unknown Brand’ me seli në Lyon, në të cilën lojtari ndërkombëtar francez Vincent Poirier (2.13 m, 32 vjeç) është aksionar që nga viti 2024, është porositur të krijojë dizajnin 3D të këtyre unazave.

E themeluar në vitin 2017 nga sipërmarrësi Florian de Launay, marka kombinon ekspertizën franceze me frymëzimin nga kultura amerikane.

Kjo mjaftoi për të bindur FIFA-n, e cila njoftoi të enjten se fituesit e Kupës së Botës do të merrnin, përveç trofeut dhe medaljes së tyre, edhe një unazë kampioni, siç është tradita në ligat kryesore të Amerikës së Veriut (NBA, NFL, MLB dhe NHL).

30 unaza për ekipin fitues…

Çdo unazë do të paraqesë trofeun e Kupës së Botës në njërën anë. Ana tjetër do të jetë e personalizuar me ngjyrat dhe identitetin e vendit fitues. 30 unazat e destinuara për lojtarët dhe stafin e ekipit fitues do të personalizohen pas finales përpara se t'u dhurohen atyre.

Në vitin 2018, lojtarët e ekipit kombëtar francez morën një unazë kampionati, një iniciativë private e Paul Pogba dhe Antoine Griezmann, e krijuar nga argjendari Jason Arasheben.

EMISIONET