Cucurella vendos familjen para futbollit/ Para se të firmoste me Real Madridin kërkoi siguri për djalin e tij

Cucurella vendos familjen para futbollit/  Para se të firmoste me Real

Marc Cucurella ka zbuluar se vendimi më i rëndësishëm i kësaj vere nuk lidhej me karrierën sportive, por me familjen e tij.

Para se të pranonte ofertën e Real Madridit, mbrojtësi spanjoll nuk u fokusua te paga apo kushtet profesionale, por te një çështje shumë më personale: mirëqenia e djalit të tij të diagnostikuar me autizëm.

Cucurella tregoi se kërkesa e tij e parë ndaj klubit ishte të sigurohej për mundësinë e trajtimeve, shkollimit dhe mbështetjes profesionale në Madrid.

“Më intereson vetëm një gjë. Nëse një klub është i interesuar për mua, gjëja e parë që bëj është të kontrolloj nëse ka shkolla ose terapi për djalin tim”, u shpreh ai.

Futbollisti spanjoll theksoi se çdo përparim i djalit të tij ka më shumë rëndësi se çdo trofe që mund të fitojë në karrierë.

Pavarësisht se është pranë një suksesi historik me Spanjën, ku synon të fitojë radhazi Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, Cucurella pranon se për të futbolli mbetet gjithmonë në plan të dytë përballë familjes.

Mbrojtësi pritet të jetë titullar në finalen e madhe të së dielës, e cila nis në orën 21:00.

EMISIONET