KUALIFIKOHEN BARÇA DHE ATLETICO/ Dy spanjollët do të ndeshen mes tyre në çerekfinale

Barcelona ka dhuruar spektakël në Kamp Nou duke mposhtur 7 me 2 Njukasëll dhe duke siguruar një vend në çerekfinale. Në fazën tjetër ka kaluar edhe Atletiko Madrid edhe pse u mund 3 me 2 nga Totenhemi. Te dyja ekipet spanjolle do të ndeshen mes tyre në çerekfinale

KUALIFIKOHEN BARÇA DHE ATLETICO/ Dy spanjollët do të ndeshen

Barcelona ka siguruar kalimin në cerekfinale duke dhuruar spektakël në kamp nou. Katalanasit mposhtën 7 me 2 Njukasëll në ndeshjen e kthimit. Ekipi i Flik u tregua i pamëshirshëm ndaj anglezëve.

Spanjollët e nisën sfidën në sulm dhe pas vetëm 6 minutash zhbllokuan sfidën me Rafinjën.

Pas cerek ore lojë, miqtë reaguan dhe rikthyen baraspeshën  me Elangën.

Tre minuta më pas, Bernal kaloi sërish në avantazh të besuarit e Flik.

Elanga barazoi për të dytën herë në minutën e 28, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Yamal ktheu në gol një penallti.

Në pjesën e dytë, katalanasit shtuan sulmet dhe arritën të shënon edhe 4 herë të tjera. Protagonistë ishin Fermin, Rafinja dhe Levandovski me dopjetë. Polaku arrin kuotën e 101 golave në champions dhe bëhet lojtari më i vjetër që shënon dy gola në një ndeshje të Champions League në moshën 37 vjeç e 209 ditë.

Rekord vendosi edhe Jamal që hyri në histori si lojtari më i ri që arrin 10 gola në Champions League, duke thyer rekordin e Mbape.

Në fazën tjetër ka kaluar edhe skuadra tjetër spanjolle, Atletiko Madrid. Skuadra e Simeones u mposht 3 me 2 nga Totenhemi në angli, por fitorja në sfidën e parë, i jep të drejtën për të vazhduar rrugëtimin në champions ligë.

Spursat kaluan dy herë në avantazh, por në të dyja rastet u barazuan nga spanjollët. Goli i fitores për anglezët u shënua nga Simons në kohën shtesë me penallti. Një fitore që vlen vetëm për statistikë, pasi në cerekfinale kalon Atletiko pasi kishte fituar 5 me 2 ndeshjen e parë.

Në cerekfinale, Atletiko do të sfidojë Barcelonën. Katalanasit kërkojnë të hakmerren për eliminimin nga kupa e mbretit pak javë më parë. Sfida e parë do të luhet në kamp nou më 8 prill, ndërsa ajo e kthimit një jav më pas në Metropolitano.

EMISIONET