Kosova përfaqësohet me dy skiatorë në Olimpiadën Dimërore Milano-Kortina

Kosova përfaqësohet me dy skiatorë në Olimpiadën

Kosova do të jetë përsëri pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore, këtë herë në Milan – Cortina 2026, që kanë nisur sot, me 6 shkurt deri me 22 shkurt, duke u përfaqësuar nga dy skiatorët, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu.

Kokaj do të regjistrojë debutimin e tij olimpik, ndërsa për Kryeziun kjo do të jetë paraqitja e dytë në Lojërat Olimpike, pasi ajo ka përfaqësuar Kosovën edhe në “Pekin 2022”.

Datat që do të performojnë skiatorët e Kosovës do të jenë 12, 15, 16 dhe 18 shkurt.

Kjo paraqitje do të jetë e treta për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, ku të dy sportistët do të garojnë në disiplinën e skive alpine. /KosovaPress

EMISIONET