KOSOVA KËRKON BOTËRORIN/ Dardanët luajnë sonte finalen e madhe ndaj Turqisë
Kosova do të luajë sonte finalen e plej ofit. Dardanët janë një hap larg kupës së botës, teksa pengesa e fundit është Turqia. Me një stadium të mbushur plot, skuadra e Fodës kërkon të shkruajë historinë në “Fadil Vokrri”

Vite më parë dukej dicka e pamundur, por sonte në mbremje, Kosova mund të shkruajë historinë me gërma të arta. Dardanët kanë edhe vetëm një pengesë për të siguruar një vend në kupën e botës dhe ajo është Turqia.
E ndërsa turqit luanin në botëror, Kosova po rikuperonte dëmet e luftës, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Nga një skuadë modeste, është kthyer në një ekip që ka befasuar edhe ekipe të mëdha. Dardanët bënë një përmbysje të madhe ndaj Sllovakisë, ndërsa gjatë eliminatoreve kishin mundur dy herë edhe Suedinë.
Rezultate që nuk janë të rastësishme dhe që kanë vënë në presion edhe Turqinë. Me një stadium të mbushur plot, skuadra e Fodës kërkon të bëjë mrekullinë.
Turqia është pengesa e fundit, teksa një fitore do ti dërgonte ata në Amerikë. Nga ana tjetër Turqia ka 24 vite pritje për t’u rikthyer në Botëror. Pas një periudhë të vështirë dhe një trazicioni të fortë, Turqia është rikthyer në nivele të larta dhe fitorja në “Fadil Vokrri” është një detyrim, gjë e cila e vendos skuadrën në presion.
Turqia ka përvojë ndërkombëtare, me shumë lojtarë që aktivizohen në ligat elitare evropiane, por ndaj dardanëve do të jetë e vështirë.
Kosova dhe Turqia janë përballur tre herë në të kaluarën, me një bilanc që anon në favor të turqve. Ata kanë fituar të tre sfidat me rezultatet 4 me 1, 2 me 0 dhe 6 me 1. Këto sfida janë luajtur në vitet 2014-2017.
Situata tashmë ka ndryshuar dhe sonte ku gjithcka do të vendoset në një ndeshje teke, gjithcka mund të ndodhë. Shpresa dhe besimi është i madh te dardanët, ndërsa 11 të besuarit e Fodës kanë në dorën ëndrrën e një kombi. Atë që nuk ia doli ta bëjë Shqipëria, urojmë ta bëjë Kosova në “Fadil Vokrri”.

