KOMBËTARJA NIS “MISIONIN” BOTËROR/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, Sylvinho e ka grupin e plotë

Kombëtarja ka mbyllur përgatitjet në Tiranë. Trajneri Silvinjo e ka grupin e plotë, ndërsa në fokus ishin goditjet standarde. Kuqezinjtë do të kryejnë edhe dy seanca stërvitore në Varshavë, për ndeshjen e së enjtes më Poloninë.

KOMBËTARJA NIS “MISIONIN” BOTËROR/ Kombëtarja mbyll

Misioni i kombëtares tashmë ka nisur. Kuqezinjtë kanë përfunduar përgatitjet në Tiranë, aty ku prej dy ditesh u stërvitën në shtëpinë  e futbollit, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play-off të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.

Në seancën e fundit në kryeqytet, Silvinjo e kishte grupin. Edhe tre lojtarët, Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani iu bashkuan kuqezinjve.  Fokusi i stërvitjes ishte te skemat taktike dhe goditjet standarde.

Kuqezinjtë do të vijojnë të përgatiten edhe Varshavë për ndeshjen hostorike.

Polonia shihet favorite në këtë sfidë. Rivalët e kombëtars kanë eksperiencë të madhë në këtë kompeticion, teksa kanë marrë pjesë 9 herë.  është favorite e theksuar për shkak të 9 pjesëmarrjeve në kampionatin botëror.

Ndërkaq, në dy raste kanë arritur të shkojë deri në gjysmëfinale, në vitet 1974 dhe 1982

Dy skuadrat janë përballur 15 mes tyre. 10 fitore kanë arritur polakët, 3 ndeshje janë mbyllur në  barazim, ndërsa në 2 raste kanë triumfuar kuqezinjtë.

Për herë të fundit, dy ekipet janë përballur në Tiranë.  Më 10 shtator 2023, kuqezinjtë triumfuan 2 me 0 në Air Albania. Një rezultat që i shtoi shanset kualifikimit për herë të dytë në Evropian.

Në FIFA, polakët renditen në vend të 34,ndërsa kombëtarja 29 pozicone më poshtë. Statistikat dhe historia flasin për polakët, po kuqezinjtë besojnë dhe shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të shkuar në finalen e plej ofit të kupës së botës.

EMISIONET