Juventus nis kërkimet për zëvendësuesin e Vlahoviçit, në listë Sørloth dhe Kolo Muani

Juventus ka nisur lëvizjet për të gjetur pasuesin e Dušan Vlahovic, pasi sulmuesi serb ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me bardhezinjtë.
Sipas raportimeve nga gazetari i njohur i merkatos Gianluca Di Marzio, drejtuesit e Juventusit, Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini, kanë nisur menjëherë punën për të identifikuar alternativat në repartin ofensiv.
Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Alexander Sørloth, i cili aktivizohet me Atlético Madrid. Burimet bëjnë të ditur se Juventusi ka vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit, duke testuar terrenin për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.
Megjithatë, pista që çon te sulmuesi norvegjez nuk përjashton interesin për Randal Kolo Muani. Klubi torinez synon të mbajë të hapura të dyja opsionet dhe më pas të vendosë se cilin operacion do të finalizojë.
Madje, sipas të njëjtave raportime, ekziston mundësia që Juventusi të afrojë të dy sulmuesit në rast se krijohen kushtet e duhura në merkato. Një skenar i tillë mund të bëhet realitet nëse ndodh largimi i emrave të rëndësishëm si Loïs Openda ose Jonathan David nga klubet e tyre aktuale.
Me të ardhmen e Vlahoviçit gjithnjë e më larg Torinos, Juventusi po përshpejton planet për repartin ofensiv, ndërsa Sørloth dhe Kolo Muani shfaqen si kandidatët kryesorë për të udhëhequr sulmin bardhezi në sezonin e ardhshëm.


