Ipswich Town bën gati ofertën për të rrëmbyer Anis Mehmetin

Ipswich Town bën gati ofertën për të rrëmbyer Anis

Anis Mehmeti po përjeton një moment shumë të mirë në futbollin anglez dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë vëmendjen e disa klubeve në Angli, jo vetëm falë formës së shkëlqyer, por edhe për shkak të situatës së tij kontraktuale, pasi marrëveshja aktuale i skadon në fund të sezonit.

Sipas Football Insider, Ipsëich Toën ka shfaqur interes konkret për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bristol City që në merkato e janarit. Klubi që synon rikthimin në Premier League e sheh Mehmetin si një përforcim kyç për të realizuar objektivat e tij ambicioze.

Në të njëjtën kohë, Bristol City po përpiqet të blindojë lojtarin duke i ofruar rinovimin e kontratës, por ndërhyrja e Ipsëich ka komplikuar situatën. Mehmeti po kalon një sezon mbresëlënës në Championship, me nëntë gola të shënuar dhe gjashtë asistime në 30 paraqitje, statistika që e rendisin ndër sulmuesit më efikas të kampionatit.

Ditët e fundit të merkatos pritet të jenë vendimtare. Bristol City ndodhet përballë një dileme të madhe: të mbajë Mehmetin në skuadër për të luftuar për një vend në zonën “play-off”, duke shpresuar ta bindë për rinovim, apo të rrezikojë humbjen e tij pa përfitime në fund të sezonit.

EMISIONET