Interi 'mposht' Chelsea, Arsenalin, Juventusin dhe Napolin. John Stones zgjedh zikaltërit

Interi është shumë pranë mbylljes së një tjetër transferimi të rëndësishëm në merkaton e verës. Mbrojtësi anglez John Stones pritet të jetë përforcimi më i ri i zikaltërve, pasi palët kanë arritur një marrëveshje verbale.
Sipas raportimeve të medieve italiane, kontrata e 31-vjeçarit me Manchester Cityn përfundoi më 30 qershor, duke i hapur rrugën transferimit si lojtar i lirë.
Pas kontakteve të zhvilluara në javët e fundit, drejtuesit e Interit, Piero Ausilio dhe Giuseppe Marotta, kanë bindur Stones të pranojë një kontratë dyvjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.
Në garë për mbrojtësin anglez ishin edhe Chelsea, Arsenali, Juventusi dhe Napoli.
Megjithatë, Stones ka vendosur t'i japë përparësi Interit, duke e afruar marrëveshjen drejt finalizimit.
Nëse nuk do të ketë ndryshime të minutës së fundit, John Stones pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim si lojtari më i ri i Interit, duke forcuar repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.


