Interi me “mbrojtje të hekurt”, Atletico nuk goditi asnjëherë në portë

Interi me “mbrojtje të hekurt”, Atletico nuk goditi

Inter triumfoi ndaj Atletico Madrid me shifrat 1-0. Ky rezultat tregoi edhe njëherë forcën e Interit këtë sezon, ku ndeshje pas ndeshje konfirmojnë edhe më mirë formën e tyre të jashtëzakonshme.

Ajo që u vu re dje ishte se Atletico Madrid nuk arriti të gjuante asnjëherë në portën e zikaltërve. Për Interin, me zikaltërit që ta mbanin portën të pa goditur asnjëherë, nuk kishte ndodhur në kompeticionin e Champions League që në vitin 2006.

Një meritë e mbrojtjes zikaltër, ku vazhdojnë të tregojnë që janë si një “mur” i pakalueshëm si në Seria A dhe Europë.

EMISIONET