Inter i “nxjerr sytë” Portos, pas 12 viteve në çerekfinalen e Champions League (VIDEO)

Inter i “nxjerr sytë” Portos, pas 12 viteve në

12 vite pritje por Inter ia del të rikthehet në një çerekfinale të UEFA Champions League pasi herën e fundit e bëri një gjë të tillë në fushën e Bayern Munchen në vitin 2011. Zikaltërit u mjaftuan me golin e Lukakut në ndeshjen e Milanos për t’u kapur firt pas atij suksesi që i ndihmoi të ndërtonin ndeshjen e “Do Dragaos” ku Porto nuk arriti ta çante murin e ndërtuar nga Simone Inzaghi.

Një skuadër e kujdesshme që e kontrolloi kundërshtarin në çdo hap dhe gjithmonë e gatshme, Interi nuk la shumë hapësira dhe tentoi të thumbonte me kundërsulmet e shpejta.

Pa mbështetjen e një pjese të madhe të tifozëve që u lanë në mënyrë të pakuptueshme jashtë stadiumit portugez edhe pse ishin të pajisur me bileta, Interi në fushë arriti t’i bënte krenarë edhe pse ndeshja u mbyll në barazim pa gola dhe nuk dhuroi shumë emocione në aspektin ofensiv.

Onana i vëmendshëm tregoi se e meriton vendimin e Inzaghit për të qenë zgjedhje e parë, ndërsa në fushën e lojës Lautaro dhe Dzeko në pjesën e parë e më pas Lukaku në të dytën nuk bënë shumë për të shënuar një gol që mund ta bënte edhe më të qetë këtë ndeshje për Interin.

Zikaltërit bëhen skuadra e dytë italiane që kualifikohet në çerekfinale ndërsa nesër në mbrëmje është radha e Napolit që pret Eintracht Frankfurt duke u nisur nga fitorja 2-0 e Gjermanisë.

EMISIONET