Jennifer Lopez “pushton” Siçilinë/ Ylli 56-vjeçar mahnit në sfilatën e Dolce & Gabbana(FOTO)

Jennifer Lopez ka dhuruar një spektakël të vërtetë mode gjatë natës përmbyllëse të eventit prestigjioz Alta Moda 2026 të Dolce & Gabbana, zhvilluar në Taormina të Siçilisë.
Këngëtarja dhe aktorja amerikane ishte protagoniste e mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen me performancën energjike dhe paraqitjet e saj të shumta në skenë.
Për daljen e parë, JLo zgjodhi një kombinim elegant me të brendshme të zeza, çorape të zeza dhe taka të larta, ndërsa më pas u shfaq me pantallona të bardha me detaje dantelle dhe çizme të bardha me taka.

Momenti më i spikatur ishte paraqitja e saj me një fustan të gjatë portokalli, që i dha artistes një pamje madhështore dhe elegante.
Lopez kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe gjatë qëndrimit të saj në Itali, ku publikoi momente nga udhëtimi dhe shfaqi disa prej paraqitjeve të saj më të kuruara.

Në moshën 56-vjeçare, Jennifer Lopez vazhdon të mbetet një ikonë e muzikës dhe modës, duke dëshmuar se ndikimi i saj në skenën ndërkombëtare të showbiz-it mbetet i fuqishëm.


