Incident unik në Botëror: Topi godet “spider cam”, sensori i topit nuk funksionon

Incident unik në Botëror: Topi godet “spider cam”, sensori

Një incident i pazakontë ka shënuar çerekfinalen e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Norvegjisë, ku goli i barazimit 1-1 i Anglisë u shënua pas një ndërhyrjeje të papritur nga “spider cam”.

Ngjarja ndodhi drejt fundit të pjesës së parë, kur Norvegjia ishte në avantazh 1-0. Topi, i goditur nga portieri norvegjez Nyland, preku një kabllo të tendosur të kamerës ajrore dhe u kthye në fushë, duke rënë te këmbët e lojtarëve anglezë.

Kjo situatë i mundësoi Gordonit të zbriste në të majtë dhe të pasonte për Bellingham, i cili kaloi dy mbrojtës dhe shënoi golin e barazimit. Norvegjezët protestuan menjëherë te arbitri, por ankesat e tyre nuk patën asnjë pasojë dhe goli u konfirmua.

Sipas rregullores, arbitri Turpin ose VAR-i duhej të kishin ndërprerë lojën. Megjithatë, siç shpjegoi FIFA gjatë ndeshjes, sensori i vendosur brenda topit – i cili ishte vendimtar për anulimin e golit të Gvardiolit të Kroacisë kundër Portugalisë – në këtë rast nuk regjistroi ndikimin.

Për pasojë, loja vazhdoi dhe goli u njoh, duke e bërë këtë një rast unik dhe të vështirë për t’u përsëritur.

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

EMISIONET