Zbardhet ngjarja në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që hapi zjarr drejt biznesit

Zbardhet ngjarja në Kamëz, aty ku një i ri ka qëlluar me armë zjarri drejt një biznesi.
Policia bën me dije se rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.
Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.

