Historike! Curaçao thyen Rekordin Guinness, shteti më i vogël në historinë e Kupës së Botës

Curaçao tashmë mban zyrtarisht një “Rekord Guinness” si shteti më i vogël, për nga numri i popullsisë, që arrin të kualifikohet në një fazë finale të Kupës së Botës të organizuar nga FIFA.
Me një popullsi modeste prej vetëm 156,115 banorësh, kombëtarja e tyre ka kaluar çdo pritshmëri duke realizuar një ëndërr historike dhe duke thyer rekordet e mëparshme.
Së fundmi, Federata e Futbollit e Curaçao-s ka tërhequr edhe certifikatën zyrtare nga përfaqësuesit e Guinness World Records, duke vërtetuar kështu këtë arritje unike që pritet të frymëzojë shumë kombe të tjera të vogla në mbarë botën.

