Historia befasuese e trajnerit Stale Solbakken, ai vd*q për 7 minuta pas një inf*rkti, tani është në krye të Norvegjisë në Botëror…

Historia befasuese e trajnerit Stale Solbakken, ai vd*q për 7 minuta pas

Norvegjia vjen në Botërorin 2026 me një përgjegjësi të madhe. Në një kampionat iluzionues, skuadra skandinave jo vetëm që do të shpresojë te shënuesi më i mirë në panoramën futbollistike aktuale, por edhe te një trajner me shumë eksperiencë.

Stale Solbakken është një strateg në pankinën norvegjeze, teksa e drejtoi kombëtaren e vendit nordik në një Kupë Bote pas 28 vitesh, duke ushqyer akoma më shumë ëndrrën, pasi mund të kalojë grupin edhe si skuadra e vendit të tretë.

Por karriera e trajnerit norvegjez në pankinë nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, të paktën në arenën ndërkombëtare. Si futbollist ai ka qenë pjesë e pak ekipeve dhe në 2001 përjetoi një moment që e detyroi të largohej nga futbolli i luajtur.

Në një seancë stërvitore me kombëtaren norvegjeze ai u shemb në tokë, pasi pësoi një infarkt i shkaktuar nga një defekt kardiak. Për 7 minuta zemra e Solbakken pushoi së rrahuri, por mjeku i kombëtares, Frank Odgaard dhe mjekët e tjerë manovruan për rianimimin e tij, me Solbakken që iu rikthye pulsi.

Po atë vit, Solbakken e la futbollin e luajtur dhe iu dedikua karrierës së trajnerit. Te Copenhagen, klubi ku ka qëndruar më shumë, ai fitoi emër në Evropë dhe gjatë kësaj kohe u bë edhe trajneri që ‘çmendi’ Guardiolës kur ky i fundit ishte trajner i Barcelonës

Tani në vitin 2026 Solbakken do të kërkojë të bëjë historinë me një brez të privilegjuar lojtarësh me Norvegjinë; duke lënë mënjanë të kaluarën e tij në nivel klubesh dhe duke u përpjekur të reflektojë në nivel ndërkombëtar, rezultatet e arritura në raste të tjera, siç ishin kualifikueset.

EMISIONET