GOOOOOL/ Shqipëria në avantazh ndaj Kroacisë (VIDEO)

GOOOOOL/ Shqipëria në avantazh ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kombëtarja Shqiptare ka shkuar në avantazh në Gjermani kundër ndeshjes me Kroacinë. Golin për kombëtaren e ka bërë Qazim Laçi në minutën e 11.

Ndërsa Hamburg ka nisur festa mes tifozëve, që po u japin zemër lojtarëve.

Ndeshja minutë pas minute:

11’- Goooooool Shqipëria 0-1! Shpërthen festa në Hamburg. Qazim Laçi, shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer në zonë dhe zhbllokon sfidën, pasi asistit të Asanit.  

9’- Nedim Bajrami provon me një kundërsulm të shpejtë, por Juranovic, e mbyll në momentin e fundit.

8’- Laçi humbet një top të rrezikshëm në afërsi të zonës, por mesfushori lufton dhe ndërpret aksionin po vetë.

7’- Ajeti spastron zonën, pas një krosimi nga Juranovic.

5’– Goditje këndi për Kroacinë. Bajrami devijon një top që po i drejtohej zonës.

4’- Ndalet në mënyrë të parregullt Ramadani në mesfushë nga Kramaric. Shqipëria dominon minutat e para.

3’- Pasim i bukur i Asllanit për Manajn, sulmuesi nuk ia del dot të depërtojë në zonë.

1’- Shqipëria e nis vrullshëm dhe menjëherë në sulm. Laçi pason bukur për Bajramin, me fantazistin që hedh një top në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej lojtarëve.

FESTA NE ORA NEWS

EMISIONET