GATI PËR SUPERLIGËN! Laporta flet për marrëveshjen me UEFA -n

UEFA duket se është pranë pranimit të kërkesave të ekipeve të mëdha për Superligën. Presidenti i Barcelonës shprehet se pas muajsh takimesh me Ceferin pa një parim dakordësie

GATI PËR SUPERLIGËN! Laporta flet për marrëveshjen me UEFA

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar në një intervistë për Mundo Deportivo se janë bërë hapa të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje mes UEFA-s dhe përfaqësuesve të Superligës.

Sipas tij, pas muajsh takimesh me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, është krijuar një kanal zyrtar komunikimi mes dy palëve dhe tashmë ekziston një “parim dakordësie në tre blloqe”, ku më i avancuari është ai i platformës teknologjike.

“Është hera e parë që Superliga dhe UEFA po dialogojnë në mënyrë të strukturuar. Ceferin ka caktuar përfaqësues të posaçëm për të biseduar me CEO-n e Superligës, Bernd Reichart, dhe ekipin e tij juridik. Kjo është një ecuri shumë pozitive”, u shpreh Laporta.

Ai theksoi se Barcelona mbetet një ndër promovuesit e projektit dhe po punon për arritjen e një marrëveshjeje që sjell përfitime për të gjithë futbollin.

“Ne kemi kërkuar gjithmonë një garë të hapur, me meritokraci dhe përfitim real për klubet. Nuk kemi qenë kundër UEFA-s, por kemi synuar përmirësimin e strukturës së futbollit europian”, theksoi ai.

Laporta vlerësoi hapjen e UEFA-s ndaj diskutimeve dhe veçanërisht interesin për platformën teknologjike të Superligës, që sipas tij do të jetë falas për tifozët dhe do të funksionojë globalisht.

“Kjo platformë mund të gjenerojë të ardhura të mëdha për futbollin. Është pika më e fortë e projektit tonë dhe tashmë UEFA e konsideron si një projekt të realizueshëm”, shtoi presidenti i Barçës.

Sipas tij, një marrëveshje e mundshme do të kalojë edhe nëpërmjet Shoqatës së Klubeve Europiane, sidomos për çështjen e qeverisjes së kompeticioneve.

Në fund, Laporta nënvizoi: “Për të mirën e futbollit europian, është koha për unitet dhe zhvillim të përbashkët. Po afrohemi drejt një marrëveshjeje historike.”, tha ai

EMISIONET