FSHF, Disiplina i rikthen Bruno Lulajn Tiranës

Mbrojtësi i Tiranës, Bruno Lulaj, i dënuar me 6 ndeshje pas ngjarjeve të sezonit të kaluar në Rrogozhinë për ndeshjen me Bylisin, mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Orges Shehi. Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF që thekson:
Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 76 e vijues të KDS,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Bruno Lulaj në bazë të nenit 75 të KDS.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

