FOTO-LAJMI/ Xhudistja italiane puth partneren e saj pasi fitoi medaljen e artë, por reagimi i Melonit bën xhiron e rrjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 19:17
Pas këtij triumfi, ajo festoi me partneren e saj, të cilën vendosi ta puthte në buzë. Një veprim ky që ra në sytë edhe të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Ajo ishte prezentë në ndeshjen e Bellandit për të mbështetur sportisten që përfaqësonte Italinë në këtë garë, por veprimi i xhudistes me partneren e saj solli një reagim në fytyrën e Melonit.
Kryeministrja italiane ngeli e habitur nga kjo puthje, e cila nuk e fshehu aspak reagimin edhe pse ishte e rrethuar nga kamerat.