Foda beson te shanset e Kosovës ndaj Turqisë, Muriqi kërkon kualifikimin në Botëror

Trajneri i Kosovës shprehet se skuadra e tij ka shanse të barabarta me Turqinë për kualifikimin në botëror. Tekniku deklaroi se i njeh të gjitha dobësitë dhe forcat e Turqisë dhe që Kosova është e përgatitur për të gjitha skenarët, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë. Ndërkaq, kapiteni Muriqi shpreh respekt për për Turqinë, por kërkon kualifikimin në Botëror.

Foda beson te shanset e Kosovës ndaj Turqisë, Muriqi kërkon

Në prag të ndeshjes me Turqinë ka folur edhe tekniku i Kosovës, Franco Foda. Trajneri ka vlerësuar kundërshtarin por beson se skuadra e tij do të japë maksimumin për të shkuar në botëror. sipas teknikut, Turqia ka më shumë presion, ndërsa skuadra e tij, ndjehet shumë e motivuar.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar”. Ne i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nuk jam parashikues i së ardhmes, nuk e di se sa do të zgjat ndeshja, por ne jemi të përgatitur për çdo gjë.”

Ndërkaq, kapiteni i Kombëtares, Vedat Muriqi beson se Kosova mund të fitojë ndeshjen me Turqinë.

“Kam kënaqësinë që jam kapiten në këtë sfidë të rëndësishme, pra jemi në finale. Jam i qetë, kemi atmosferë jashtëzakonisht të shkëlqyer në kombëtare dhe shpresojmë shumë në sukses”,

Sfida do të luhet këtë të martë në orën 20:45

EMISIONET