“EPOKË E RE” NË HOCKEY! Shtetet e Bashkuara mposhtën Kanadanë në kohën shtesë
Shtetet e Bashkuara mposhtën Kanadanë në kohën shtesë në finalen e Lojërave Dimërore në Milano. Goli vendimtar i Megan Keller vulosi një turne spektakolar, të mbushur me emocione, rekorde dhe talente në ngritje.

Një tjetër kapitull i madh i rivalitetit më të zjarrtë të Lojërave Dimërore u mbyll me triumfin e United States ndaj Canada në kohën shtesë, në një finale dramatike në Milano.
Heroina e mbrëmjes ishte Megan Keller, e cila shënoi golin vendimtar në “overtime”, duke ngritur në këmbë tifozët në arenën Arena Santagiulia.
Turneu konfirmoi se hokeji i femrave po jeton një moment të artë. 61 sportiste nga Professional Ëomen's Hockey League realizuan 65 gola, gjë që dëshmon rritjen e jashtëzakonshme të nivelit konkurrues.
Mes sfidave organizative dhe problemeve shëndetësore në fillim të garës, vëmendja u përqendrua edhe te rikthimi i legjendës kanadeze Marie-Philip Poulin, e cila theu rekordin e golave në Lojëra, në atë që mund të jetë paraqitja e saj e fundit olimpike.
Hokej për femra është transformuar rrënjësisht këto katër vitete fundit, duke u shnderruar në një ligë profesionale të qëndrueshme që vetë atletet luftuan për ta ndërtuar nga themelet pas Lojërave Olimpike të Pekinit 2022.


