"El Clasico" lë me pasoja Realin, mesfushori mbyll para kohe vitin 2023

"El Clasico" lë me pasoja Realin, mesfushori mbyll para kohe

El Clasico kundër Barcelonës lë shenjë te Real Madrid, teksa madrilenët humbasin shërbimet e Aurelien Tchouameni për gjashtë deri në tetë javë.

Mesfushori ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe është i detyruar ta mbyllë para kohe këtë vit, për t’u rikthyer vetëm në 2024-tën.

Francezi do të nisë menjëherë periudhën e rehabilitimit teksa do të jetë në fokusin e përditshëm të stafit mjekësor.

Mungesa e Tchouamenit me siguri do të ndihet te Real Madrid pasi lojtari i datëlindjes së vitit 2000 është një titullar fiks i formacionit të Carlo Ancelottit.

Këtë sezon me Tchouameni të aktivizuar nga minuta e parë, Real Madrid nuk ka pësuar asnjë humbje me francezin që garanton ekuilibrat e duhur në fushë.

Tashmë, deri në rikuperimin e Tchouameni pritet që këtë rol ta trashëgojë Camavinga, apo edhe Modric në ndeshje të caktuara.

EMISIONET