Mirënjohje për artistët shqiptarë/ Në teatrin “Petro Marko” u nderuan emra të njohur të kinematografisë shqiptare

Emra të njohur të kinematografisë shqiptare morën pjesë në eventin “Mirënjohje për artistët e kinematografisë shqiptare” e organizuar në Vlorë. Nata e parë e këtij eventi nderoi regjizorin Dhimitër Anagnosti, ndërsa gjatë eventin u shfaqën klipe të filmave të tij.

Mbrëmja e së shtunës në Vlorë iu dedikua emrave të njohur të kinematografisë shqiptare.

Regjisori Dhimitër Anagnosti ishte protagonisti i i parë i ciklit të eventeve “Mirënjohje për artistët e kinematografisë shqiptare” në teatrin “Petro Marko”. Emocione, nostalgji dhe mirënjohja mbizotëroi në sallë.

Pjesëmarrës në këtë event ishin emra të mëdhenj të filmit shqiptar si Roza Anagnosti,Timo Flloko,Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Kristaq Skrami.

Në skenë u ndërthurën montazhe të filmave më të njohur të mjeshtrit Anagnosti, interpretime skenike të aktorëve dhe ekzekutimi i kolonave muzikore të filmave nga orkestra e drejtuar nga dirigjenti Oleg Arapi.

Artistët pjesëmarrës u shprehën të kënaqur për aktivitetin.

Në event mori pjesë dhe Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, i cili vlerëson konfirmoi vijimësinë aktiviteteve të tilla kulturore në Vlorë.

Pritet që ky cikël nderimi të vijojë edhe me të tjera figura të shquara të kinematografisë shqiptare.

EMISIONET