Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë tani është më e qetë, por ende e brishtë
Komandati i KFOR në veri të Kosovës, Ozkan Ulutas është shprehur se misioni paqeruajtës është duke ndjekur me imtësi situatën në veri e cila është një pikë e rëndësishme, sipas tij për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
KFOR-i sipas Ulutas është në gadishmëri për të siguruar mjedisin në përputhje me mandatin e OKB-së.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, komandati ka dhënë përgjigje dhe për deklaratat e Zelenskyy-it, i cili ka pretendime se Rusia do të hapi luftë.
Sipas tij situata është duke u monitoruar dhe komandati shprehet se nuk do të spekuloj mbi këtë skenar.
“S’do të spekuloj për ndonjë skenar të ardhshëm. Ne monitorojmë nga afër të gjitha zhvillimet përkatëse të sigurisë në rajon.
KFOR-i ka një prezencë të zhdërvjellët, fleksibile dhe të dukshme në mbarë Kosovën.
Ne mbetemi vigjilentë dhe të përqendruar në zbatimin e përditshëm të misionit të OKB-së dhe gati për të trajtuar çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”, tha komandati.