VIDEO/ Sylvinho flet për "ORA NEWS" dhe tregon kë dëgjon më tepër mes Doriva-s dhe Zabaleta-s
Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë kuqezinjë në finalet e një kampionati Europian.
Gjatë intervistës ekskluzive në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.
I pyetur se si është komunikimi me argjentinasin Zabaleta dhe brazilianin Doriva, dhe se në çfarë mënyrë flasin, Sylvinho tregoi një anë tjetër të dy ndihmësave të tij.
“Pablo do të thoshte: “Silvinjoooo shikoje atë lojtarin” (e thotë duke bërtitur). Doriva thotë: “shihe atë lojtar” (e thotë në mënyrë të qetë).