Blegtoria në krizë/ Vuksani: Shqipëria është vendi më pak i mbështetur në ballkan për bujqësinë

Në një intervistë të drejtpërdrejtë për "Ora News", eksperti i bujqësisë Gjok Vuksani e ka cilësuar alarmante gjendjen e blegtorisë në Shqipëri, teksa theksoi se pesha e këtij sektori në GDP ka rënë ndjeshëm nga 22% në 15.5% si pasojë e dështimit të politikave mbështetëse.

"Mendoj se gjendja në sektorin e blegtorisë dhe në bujqësinë në përgjithësi nuk është e re. Sepse ka pesë vite me radhë që bujqësia shqiptare, pra i gjithë sektori i bujqësisë, ka një rritje negative.

Viti i kaluar ishte rreth minus 2%. Ndërsa për sa i përket peshës që ka bujqësia, që përfshin edhe blegtorinë brenda, pesha e bujqësisë ka ardhur në rënie duke u zvogëluar nga 22% që ka qenë pesha e sektorit të bujqësisë në GDP, ka ardhur në vitin e fundit te diku te 15.5%.

Pra, qoftë në aspektin e rritjes, qoftë në aspektin e peshës, ka patur një rënie si të thuash të lirë dhe gjatë këtyre pesë viteve nuk është marrë asnjë masë. Edhe shifrat e fundit për sa i përket blegtorisë janë shumë alarmante, sepse ka një përgjysmim të numrit të lopëve, të dhive dhe të deleve në 10 vitet e fundit.

Pra, gjithë teoritë e tjera që mund të bëjë ministri i bujqësisë apo ato që e shoqërojnë ministren e bujqësisë për modernizim, për mbështetje e kështu me radhë, duhet të konkretizohen në rezultate konkrete për sa i përket bujqësisë dhe blegtorisë. Pra, ti duhet të bësh politika në radhë të parë që të kenë si synim rritjen e numrit të krerëve, rritjen e prodhueshmërisë së krerëve për kokë, dhe nga ana tjetër duhet të marrësh masa konkrete për mbështetjen financiare të bujqësisë.

Pra, qoftë e para, qoftë e dyta, për mendimin tim, kanë problematika të mëdha", u shpreh Vuksani.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

EMISIONET