Dramë në Stamboll, tashmë kualifikimi i M. Junited është larg
Skuadra e Manchester United ka barazuar mbrëmjen djeshme 3-3 me Galatasaray në sfidën e vlefshme për grupet e Champions League. Takimi ishte me të vërtetë dramatik pasi skuadra e Ten Hag ishte në avantazh për pjesën më të madhe të lojës.
Garnacho dhe Fernandes shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë për Manchester përpara se Ziyech të ngushtonte diferencën. Me fillimin e pjesës së dytë McTominay riktheu avantazhin me dy gola, por sërish Ziyech ngushtoi në 2-3. Më pas ishte rradha e Akturkoglu të barazonte gjithçka.
Ky rezultat nuk kënaq asnjë nga skuadrat, aq më tepër Manchester United. E kur mbetet 1 ndeshje për t’u luajtur, United do të pres në Old Trafford Bayern Munchen, ndërsa Galata do të udhëtojë në Danimarkë ku do të ndeshet me Copernhagen.
Për momentin United është i fundit me 4 pikë, ndërsa turqit kanë 1 pikë më shumë. Mbeten për t’u luajtur sfidat e fundit për të marrë vesh dhe skuadrën që do të kualifikohet mes: Manchester United, Galatasaray dhe Copenhagen. Nga ana tjetër Bayern e ka siguruar kualifikimin pasi regjistron vetëm fitore.