Dortmundi rikthehet te fitorja. Feston edhe Eintracht Frankfurt (Video)

Dortmundi rikthehet te fitorja. Feston edhe Eintracht Frankfurt (Video)

Pas dy barazimeve radhazi, Dortmundi ngre kokë në Bundesliga teksa arrin të mund me vështirësi 1-0 Arminia Bieleld. Në ndeshjen që shënon dhe rikthimin e Haaland nga një dëmtim i gjatë, verdhezinjtë morën një fitore shumë të rëndëssishme që praktikisht i rikthen edhe në garën për titull duke qenë se kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Fati i takimit u vendos nga Marius Wolf në 21’ ndërsa në pjesën e dytë trajneri Rose aktivizoi edhe Erling Haaland që ndikoi për mirë në skuadër e gjithsesi nuk shënoi.

Në ndeshjen tjetër, Eintracht Frankfurt mori një tjetër fitore që mban gjallë shpresat për kualifikimin në Europë. Në përballjen në shtëpi ndaj Bochum, Eintracht përmbysi golin e Polter të shënuar në 19’ me Masoviç në 47’ me një autogol të pafat ndërsa pesë minuta më pas edhe goli vendimtar nga Kamada./Ora News/.

EMISIONET