Dinamo nuk di të fitojë më, ndalet edhe ndaj Flamurtarit

Dinamo nuk di të fitojë më, ndalet edhe ndaj Flamurtarit

Në një përballje të luftuar në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Flamurtari ndanë pikët pas një barazimi 1-1 në kuadër të javës së 24-t të Kategoria Superiore.

Vlonjatët e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer dhe kaluan në avantazh që në minutën e 19-të me një penallti të realizuar nga Bolzan.

Dinamo reagoi para pushimit, kur Bruno Dita barazoi rezultatin, duke rikthyer ekuilibrin në fushë.

Në pjesën e dytë, të dy ekipet kërkuan golin e avantazhit, por pa sukses në përpjekjet e fundit. Me këtë rezultat, Dinamo ruan vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Flamurtari ngjitet në vendin e parafundit me 20 pikë, duke kërkuar shpëtimin nga zona e rënies.

EMISIONET