Dinamo City përmbysje spektakolare në Kazakistan, shkon në raundin e dytë të Conference League! Reagon dhe Duka

Dinamo City përmbysje spektakolare në Kazakistan, shkon në

Dinamo City ka shkruar një nga faqet më të bukura të historisë së saj në arenën evropiane, duke siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të UEFA Conference League 2026/27. Skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Astanas në “Astana Arena”, duke përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Takimi nisi në mënyrën më të vështirë për Dinamon, pasi vendasit kaluan në avantazh në minutën e 23-të. Kažukolovas u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë epërsinë Astanas dhe duke e bërë edhe më të vështirë misionin e skuadrës shqiptare.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Në minutën e 49-të, Kažukolovas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Astanan me 10 futbollistë. Vetëm një minutë më pas, Dinamo përfitoi nga epërsia numerike dhe Bruno Dita barazoi rezultatin nga pika e penalltisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri i saj vijoi presionin dhe në minutën e 62-të Hekuran Berisha, pas një asisti të Manellarit, realizoi golin e dytë, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes dhe duke barazuar shifrat në totalin e dy takimeve.

Me rezultatin 2-1 në fund të 90 minutave, sfida shkoi në kohën shtesë. Aty Dinamo City tregoi karakter, duke gjetur golin vendimtar në minutën e 93-të, kur Lorenco Vila, pas asistit të Ismailit, dërgoi topin në rrjetë për 3-1, rezultat që i siguronte kualifikimin.

Në sekondat e fundit të shtesës, në minutën e 124-t, Dinamo vulosi një mbrëmje të paharrueshme. Skuadra tiranase realizoi edhe golin e katërt, duke mbyllur sfidën me rezultatin 4-1 dhe duke festuar një kualifikim të madh në transfertën kazake.

Në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, Dinamo City do të përballet me fituesin e çiftit Sheriff Tiraspol-NK Aluminij, i cili do të përcaktohet pas ndeshjes së kthimit.

Dinamo City përmbysje spektakolare në Kazakistan, shkon në

REAGIMI I KREUT TE FSHF

Lidhur me kete kualifik ka reaguar edhe presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka.

"Urime KF Dinamo City për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League. Një paraqitje e denjë dhe një rezultat që i jep edhe më shumë vlerë futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Suksese në vazhdim!", shprehet Duka.

EMISIONET